Farmacistë

Farmacisti/ja magazinon, ruan, përzien dhe shpërndan produkte farmaceutike. Ai/Ajo ofron këshilla për përdorimin e duhur dhe efektet anësore të këtyre produkteve, duke u mbështetur përshkrimet e mjekëve dhe profesionisteve të tjerë të shëndetit. Bashkëpunon me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të planifikuar, monitoruar, rishikuar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektiviteti i terapisë mjekësore apo të barnave të veçanta te pacientë individualë për të optimizuar shëndetin e njerëzve. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë- punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Marrin përshkrimet për produkte mjekësore nga mjekët ose profesionistë të tjerë të shëndetit
  • Kontrollojnë historikun e barnave të pacientit
  • Sigurohen për dozimin e duhur, metodën e administrimit dhe përshtatshmërinë para dorëzimit të barnave
  • Përgatitin ose mbikëqyrin përgatitjen dhe etiketimin e medikamenteve të lëngshme, pomadave, barnave në formë pluhuri, tabletave dhe medikamenteve të tjera për përmbushjen e përshkrimeve
  • Japin informacion dhe këshilla klientëve për ndërveprimet e barnave, papërputhshmërinë, kundër indikacionet, efektet anësore, dozimin dhe ruajtjen e duhur të medikamenteve
  • Bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të planifikuar, monitoruar, rishikuar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektiviteti i terapisë mjekësore të pacientëve individualë, si dhe efektivitetin e barnave ose terapive të veçanta
  • Dokumentojnë përshkrimet dhe recetat mjekësore
  • Dokumentojnë problemet e narkotikëve, helmeve dhe drogave që krijojnë varësi në përputhshmëri me nevojat ligjore dhe profesionale
  • Kryejnë magazinimin dhe ruajtjen në kushte specifike të duhura, të vaksinave, serumeve dhe barnave të tjera që mund të skadojnë me kalimin e kohës
  • Japin medikamente dhe ndihmë diagnostikuese dhe terapeutike, pa recetë, për gjendje të zakonshme
  • Mbikëqyrin punën e teknikëve të farmacisë, praktikantëve dhe asistentëve të shitjes
  • Kryejnë kërkime për të zhvilluar ose përmirësuar produkte kimike farmaceutike, kozmetike ose të tjera
  • Këshillohen me kimistë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë për teknikat e prodhimit dhe ingredientët

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...