Teknik të trajtimit të ujit dhe furrave të djegies

Teknikët e trajtimit të ujit dhe furrave të djegies monitorojnë dhe manovrojnë sisteme kontrolli të kompjuterizuara dhe pajisje të veçanta në impiante të trajtimit të mbetjeve solide dhe likuide për të rregulluar trajtimin dhe shkarkimin e ujërave të ndotura dhe mbetjeve. Ata veprojnë gjithashtu në impiantet e trajtimit dhe filtrimit të ujit për të përmirësuar cilësinë dhe shpërndarjen e ujit. Ata mund të punësohen si operator (teknikë) në shoqëritë e ujësjellës kanalizime, të cilat janë përgjegjëse për impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Manovrojnë, monitorojnë dhe mbikëqyrin sisteme, makineri dhe pajisje të tjera të kontrollit të kompjuterizuara për trajtimin e ujit të pijshëm, ujërave të ndotur në mënyrë që të rregullojnë rrjedhjen, trajtimin dhe shpërndarjen e ujit për konsum të popullatës dhe shkarkim në sisteme ujore natyrore
  • Kontrollojnë funksionimin e kaldajave të furrës me shumë vatra dhe pajisjeve të posaçme për djegien e llumit dhe mbetjeve të ngurta në impiantet e trajtimit të mbetjeve
  • Kontrollojnë pajisjet dhe mbikëqyrin kushtet e veprimit, matësit, filtrat, pajisjet e klorinimit dhe kalibratorët në dhomën qendrore të kontrollit për të përcaktuar parametrat e ngarkesës dhe për të verifikuar nëse rrjedhshmëria, presioni dhe temperatura janë brenda parametrave të caktuar dhe gjithashtu për të identifikuar avaritë
  • Monitorojnë dhe rregullojnë nivelin e kontrollit nga pajisje ndihmëse
  • Mbledhin dhe testojnë mostra të ujit dhe ujërave të ndotur për të identifikuar përmbajtje kimike apo bakteriale duke përdorur pajisje testuese dhe standarde analizash me ngjyrë
  • Analizojnë rezultatet e testimeve për të bërë rregullime të mundshme tek pajisjet e impiantit dhe sistemeve për të dezinfektuar dhe neutralizuar erën (aromën) e ujit dhe lëndëve të tjera
loading...
Loading...