Kimistë

Kimisti/ja bën kërkime, hulumtime dhe analiza në mbështetje të operacioneve të prodhimit industrial, proceseve të zhvillimit, kontrollit të cilësisë, kontrollit mjedisor, diagnostikimit dhe trajtimit mjekësor, bioteknologjisë, aplikimin e qasjeve të reja teorike, në lidhje me kiminë, për të zhvilluar produkte të reja. Ai/Ajo kryen eksperimente, teste dhe analiza për të hetuar mbi përbërjen kimike, energjinë dhe ndryshimet kimike në substanca, materiale apo produkte të ndryshme natyrale ose sintetike, për mbledhjen dhe analizimin e mostrave dhe të dhënave për të identifikuar dhe llogaritur sasinë e toksikantëve në mjedis, duke bashkëpunuar me inxhinierë kimie, biologë, mikrobiologë, agronomë, gjeologë ose profesionistë të tjerë. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione apo në laboratorë kërkimore, të zhvillimit dhe kontrollit të cilësisë, në laboratorë kimikë, petrokimikë dhe të industrisë farmaceutike e minerale, në institucione të shërbimeve shëndetësore, arsimore që ofrojnë shërbime të fushën kimisë apo të vetë- punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë kërkime për përmirësimin ose zhvillimin e koncepteve, mjeteve, teorive dhe metodave operative që lidhen me kiminë
  • Kryejnë eksperimente, teste dhe analiza për të hetuar mbi përbërjen kimike, energjinë dhe ndryshimet kimike në substanca, materiale apo produkte të ndryshme natyrale ose sintetike
  • Zhvillojnë procedura për kontrollin e mjedisit, kontrollin e cilësisë dhe procedura të tjera të ndryshme për prodhuesit ose përdoruesit
  • Kryejnë programe për mbledhjen dhe analizimin e mostrave dhe të dhënave për të identifikuar dhe llogaritur sasinë e toksikantëve të mjedisit
  • Marrin pjesë në projekte ndërdisiplinore për kërkim dhe zhvillim duke punuar me inxhinierë kimie, biologë, mikrobiologë, agronomë, gjeologë ose profesionistë të tjerë
  • Përdorin mikro-organizma në përbërje të substancave për të konvertuar ato në substanca të reja
  • Përcaktojnë mënyra dhe procedura për të kryer forcime, përqendrime, kombinime ose për të zhvilluar materiale të reja.
  • Riprodhojnë dhe sintetizojnë substancat, lëndët natyrale
  • Përgatitin artikuj, dokumente, raporte shkencore apo statistikore
loading...
Loading...