Veterinerë

Veterineri/ja diagnostikon, parandalon dhe trajton sëmundje, dëmtime dhe disfunksione të kafshëve, kryen ndërhyrje kirurgjikale te kafshët, trajtimin e plagëve, trajtimin kockave e thyera, shërbime dentare, vaksinimin e tyre, jep shërbime obstetrike për kafshët. Ai/Ajo mbikëqyr prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e dezinfektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve, si dhe mënyrën e mjetet e përdorimit, si dhe zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare të stabilimenteve të prodhimit, rritjes, ruajtjes apo tregtimit të tyre. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione kompani shërbimesh dhe kontrolli veterinar, në spitale veterinar, në institucione arsimore, në qendra studimi shkencor, në laboratorë veterinar, në institucione të prodhimin e produkteve biologjike dhe farmaceutike, në qendra të tjera të kujdesit dhe kontrolli veterinar apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Mbikëqyrin zbatimin e masave veterinare në mbajtjen, prodhimin dhe tregtimin e kafshëve
  • Mbikëqyrin identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale veprimtarinë e personave fizikë ose juridikë, të autorizuar për identifikimin
  • Mbikëqyrin prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e produkteve mjekësore veterinare
  • Mbikëqyrin prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e dezinfektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve, si dhe mënyrën e mjetet e përdorimit
  • Kryejnë përshkrimin dhe administrimin e ilaçeve, analgjezikëve dhe anestezisë lokale dhe të përgjithshme
  • Kryejnë teste me anë të teknikave të imazherisë diagnostiko, radiografi dhe ultratinguj
  • Kryejnë ndërhyrje kirurgjikale te kafshët apo trajtimin e plagëve
  • Trajtojnë kockat e thyera të kafshëve
  • Japin shërbime obstetrike për kafshët

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...