loading...
“Punëtorë të kujdesit për kafshët” kujdeset, ushqen, trajton, ndihmon dhe mëson kafshët, si edhe ndihmon veterinerët, specialistët e shëndetit të kafshëve dhe teknikët e strukturave veterinare, strehuesit e kafshëve, vendet e rritjes dhe të ushqimit të tyre, kopshtet zoologjike, laboratorët, shtëpitë, hotelet e fushimit të qenve, spitalet e kafshëve, dyqanet e shitjeve të kafshëve shtëpiake, shkollat e mësimit të kalërimit, shkollat e stërvitjes së qenve dhe strukturat të ngjashme në shërbim të kafshëve.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Lajnë, pastrojnë dhe ushqejnë kafshët
- Shoqërojnë kafshët në ambientet e trajtimit dhe përkujdesen për qetësinë e tyre gjatë trajtimit
- Merr masa për regjistrimin e kafshëve në organet përkatëse
- Pastrojnë dhe sterilizojnë mjetet e punës të tilla si instrumentet e kirurgjisë veterinare
- Vendosin etiketa emërtimi në ilaçet dhe preparatet farmaceutike në shërbim të kafshëve
- Sterilizojnë shishet dhe epruvetat, si edhe pajisje të tjera që përdoren për kafshët
- Pastrojnë, riparojnë dhe dezinfektojnë vendqëndrimet e tyre si stalla, kafaze, shtretër, oborre dhe vende të tjera të rrethuara
- Mbajnë dhe regjistrojnë informacione mbi kafshët si pesha, madhësia, kushtet fizike etj
- Kujdesen për gjendjen fizike të kafshëve duke u kujdesur për trajtimet e ilaçet e marra, llojin dhe mënyrën e ushqimit