loading...
Asistenti dhe tekniku veteriner kryen një sërë detyrash këshilluese, diagnostikuese dhe parandaluese që kanë lidhje me mbrojtjen e shëndetit të kafshëve për të mbrojtur shëndetin publik.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Këshillojnë komunitetin dhe individët mbi trajtimin e kafshëve dhe të sëmundjeve e dëmtimeve të tyre
- Kryejnë vizita të kafshëve që paraqiten në klinikë/spital duke i vizituar për të diagnostikuar sëmundjet
- Asistojnë veterinerin në kryerjen e operacioneve të ndryshme
- Mirëmbajnë dhe sterilizojnë mjetet e ekzaminimit dhe të trajtimit të kafshëve
- Mirëmbajnë dhe sterilizojnë mjetet e ekzaminimit dhe të trajtimit të kafshëve
- Përgatitin dhe mbajnë kafshët e ardhura në klinikë/spital për trajtimin apo vizitën që do të kryejnë
- Ekzekutojnë vaksinat tek kafshët sipas skemës veterinare të vaksinave
- Bëjnë pastrimin e gurëzave të dhëmbëve të kafshëve dhe ndihmojnë veterinerin për procedura të tjera të dhëmbëve të kafshëve
- Bëjnë grafi dhe analiza të tjera laboratorike me qëllim testimin e parametrave të shëndetit të kafshëve për tu trajtuar
- Kryejnë detyra dhe procedura të tjera teknike për farëzimin artificial të kafshëve