Teknikë elektronikë të sigurisë së trafikut ajror

Specialisti dhe kontrollori i trafikut ajror instrukton dhe shkëmben informacion me ekuipazhin e kabinës së pilotit të avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore shqiptare, për të siguruar një fluturim të sigurt dhe efektiv për linjat ajrore dhe pasagjerët. Ai/ajo është përgjegjës për fazën në fluturim të avionit, duke përdorur radarë të precizionit të lartë për të identifikuar pozicionin e tij dhe duke e mbajtur të sigurt dhe me eficiencë të plotë në rrugën ajrore të referuar. Ai/ajo punësohen në Agjencinë kombëtare të vendit, përgjegjëse për trafikun ajror (Albkontroll).

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Identifikojnë trafikun ajror në hapësirën kombëtare, duke përdorur radarët
  • Mbajnë komunikim me drejtuesit e avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore shqiptare, nëpërmjet radios/radarit
  • Japin instruksione tek drejtuesit e avionëve për të mbajtur parametrat e caktuar nga autoritetet lokale (distanca vertikale dhe anësore nga avionët e tjerë që fluturojnë në të njëjtën hapësirë)
  • Informohen për parametrat dhe dukuritë në hapësirën ajrore ose aeroport që ndikojnë në fluturimin e avionëve (kushtet e motit, kushte të veçanta të pistës, etj.)
  • Marrin masa dhe organizojnë uljet e paplanifikuara të avionëve
  • Raportojnë tek supervizori për situatat emergjente të raportuara nga pilotët
  • Zbatojnë njohuritë dhe parimet për zgjidhjen e problemeve që mund të dalin gjatë kohës së punës
  • Mbajnë kontakt me personelin e përfshirë në të gjithë procesin e drejtimit të fluturimit të avionëve
  • Mbajnë kontakt me personelin homolog në vendet fqinje, me qëllim shkëmbim informacioni për avionët që do të kalojnë nga njëra hapësirë në tjetrën

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...