loading...
                Shoqëruesi dhe administruesi i udhëtimeve administron dhe siguron komoditetin dhe sigurinë e pasagjerëve gjatë udhëtimeve, siguron ushqime, pije dhe shërbime të tjera personale, kryesisht në transportin me avion.
        Niveli i aftesise:
        Semi-kualifikuar
      
    Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Kontrollojnë biletat dhe sigurojnë vendin e rezervuar në avion/anije të pasagjerëve
 - Njoftojnë dhe demonstrojnë sigurinë dhe procedurat e emergjencës si përdorimin e oksigjenit, maskat mbrojtëse, rripat e sigurimit dhe xhaketat e shpëtimit në raste nevoje
 - Gjatë udhëtimit, shërbejnë ushqime dhe pije të parapërgatitura dhe mbledhin paratë nga blerjet e pasagjerëve
 - Kontrollojnë dhe sigurojnë batanije, materiale për lexim dhe mjete të tjera të mjaftueshme për udhëtim
 - Kujdesen për nevojat e përgjithshme dhe komoditetin e pasagjerëve duke i sqaruar dhe përgjigjur pyetjeve të udhëtarëve
 - Sigurojnë mbajtjen e pastër të kabinave gjatë udhëtimit
 - Ndihmojnë udhëtarët gjatë udhëtimit, në raste emergjente si evakuim ose ulje emergjente të avionit
 - Sigurojnë gjendjen funksionale të kutisë së ndihmës së shpejtë për udhëtarët në avion ose anije
 - Japin informacione udhëtarëve në lidhje me motin, lartësitë, rrugët, procedurat emergjente, kohën e udhëtimit, etj
 - Njoftojnë pasagjerët për ndalesën/uljen dhe nisjen e mjetit të udhëtimit
 - Përcaktojnë asistencë të veçantë për fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar