Teknikë të inxhinierisë së telekomunikimit

Tekniku/ja i/e inxhinierisë së telekomunikacion kryen detyra teknike për kërkime lidhur me inxhinierinë e telekomunikacionin, si në projektimin, prodhim, montim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, riparim, eliminimin e defekteve të aparaturave, pajisjeve në sistemin e telekomunikacionit, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve. Ai/Ajo monitoron aspekte teknike të prodhimin, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të telekomunikacionit për të siguruar performancë të kënaqshme dhe përputhshmërinë me specifikimet dhe rregulloret teknike, si dhe aplikon njohuri teknike të parimeve dhe praktikave inxhinierike të telekomunikacionit për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të dala gjatë punës. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të ndryshme që ofrojmë shërbime të telekomunikacionit, në radio, televizione, në studio kinematografie, institucione të tjera apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Sigurojnë asistencë teknike në kërkim dhe zhvillim të pajisjeve të telekomunikacioneve ose prototipave të testimit
  • Studiojnë materiale teknike dhe skica për të përcaktuar metodën e punës që do të kryejnë
  • Zbatojnë projektet e instalimit të aparaturave elektronike në përputhje me specifikimet e dhëna
  • Përgatitin vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve të punës së nevojshme për prodhimin dhe instalimin e pajisjeve të telekomunikacionit, në përputhje me specifikimet e dhëna
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve të telekomunikacionit për të siguruar performancë të kënaqshme dhe përputhshmëri me specifikimet dhe rregulloret
loading...
Loading...