loading...
Teknikët e kaldajave dhe makinerive me avull janë përgjegjës për sistemin e ngrohjes dhe nxehjes së ujit dhe avullit ndërtesa të mëdha, në motorë anijesh dhe lokomotivash. Ata manovrojnë pajisje të presionit të ulët e të lartë, kaldaja me avull dhe sisteme të tjera të nxehjes së ujit. Ata mund të punësohen në mirëmbajtjen e ndërtesave të mëdha që përdorin sistem kaldajash dhe makinerish me avull, në anije dhe lokomotiva.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Manovrojnë, monitorojnë dhe mbikëqyrin sistemet, makineritë dhe pajisjet e nxehjes së ujit në vendin e punës
- Kryejnë kontrolle periodike dhe mirëmbajnë pajisjet, makineritë dhe sistemet e kaldajës dhe nxehjes së ujit
- Kontrollojnë pajisjet, mbikëqyrin kushtet e veprimit dhe zëvendësojnë matësit, filtrat dhe valvulat në sistemin e nxehjes
- Testojnë dhe ekzaminojnë pajisjet me anë të kimikateve të ndryshme për të identifikuar korrozione të mundshme të cilat dëmtojnë këto pajisje
- Monitorojnë pajisjet gjatë punës për të rregulluar dhe mënjanuar ndonjë problem të mundshëm
- Regjistrojnë veprimet, rregullimet, testimet, zëvendësimet dhe vëzhgimet në regjistrat përkatës
- Garantojnë kushtet e sigurisë fizike të tyre
- Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga kompania