Inxhinierë civil

Inxhinieri industrial dhe i prodhimit, studion, dizajnon programe për koordinimin e veprimtarive prodhuese dhe vlerëson nëse janë kosto efektive dhe të sigurta . Ai organizon dhe mbikëqyr procesin e prodhimit me qëllim nxjerrjen e produktit me cilësi të lartë, duke përdorur metodat efektive dhe me kosto të ulët, ndërsa redukton impaktin e dëmshëm tek mjedisi.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Studiojnë dhe dizajnojnë sisteme të reja ergonomike të projektimit të punës dhe procese prodhimi për produkte të reja ose për të përmirësuar ato ekzistuese
  • Studiojnë strukturat organizative dhe informacionet e projektit për të përcaktuar funksionet dhe përgjegjësitë e punonjësve dhe për të identifikuar zonat ku nevojitet dublimi i punëtorëve
  • Krijojnë programe të matjes së punës së punëtorëve dhe analizojnë kampionë të pjesëve të punës për përcaktuar standardet e përdorimit të punës në tërësi (normat e punës)
  • Përcaktojnë specifikimet për prodhimin, tipin e materialeve, pajisjet, tubacionet, rrjedhën e materialeve, kapacitetet etj. për procesin industrial dhe të prodhimit
  • Përcaktojnë specifikimet për prodhimin, tipin e materialeve, pajisjet, tubacionet, rrjedhën e materialeve, kapacitetet etj. për procesin industrial dhe të prodhimit
  • Vendosin standarde dhe politika për instalime, modifikime, kontrollin e cilësisë, testime, inspektime dhe mirëmbajtjen e impiantit në përputhje me parimet inxhinierike dhe rregullat e sigurisë në punë
  • Inspektojnë procesin e prodhimit dhe japin zgjidhje për problematikat e hasura gjatë tij
  • Bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë për të maksimizuar produktin, për të manaxhuar buxhetin, për të rekrutuar punonjës të kualifikuar, si dhe për t’i trajnuar ata
  • Ekzaminojnë dhe tenderojnë pajisje të reja për të garantuar cilësi të lartë me çmimin më të mirë
  • Drejtojnë mirëmbajtjen e ndërtesave dhe pajisjeve dhe koordinojnë kriteret për projekte të reja dhe grafikë të rinj të mirëmbajtjes
loading...
Loading...