Teknik të pajisjeve të prodhimit të energjisë

Tekniku i pajisjeve të prodhimit të energjisë manovron, monitoron dhe shfrytëzon centralin dhe pajisje të tjera në qendrën e kontrollit elektrik, të cilat mundësojnë prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë në rrjetet e transmetimit. Tekniku i pajisjeve të prodhimit të energjisë siguron shfrytëzimin e pajisjeve të centralit në mënyrë të sigurtë për vetë pajisjet, si dhe personelin që i monitoron apo iu shërben atyre. Për këtë, tekniku i pajisjeve të prodhimit të energjisë njeh shumë mirë jo vetëm skemën universale të centralit, por edhe skemën ndërlidhëse të nënstacionit me rrjetin e transmetimit të energjisë. Pajisjet mbi të cilat ai vepron përfshijnë reaktorët, turbinat, gjeneratorët dhe pajisje të tjera ndihmëse në stacionet elektrike të prodhimit të energjisë. Ai mund të punësohet si operator (dispecer) në stacione elektrike, impiante diellore dhe në kompani të tjera të prodhimit të llojeve të ndryshme të energjisë.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Manovrojnë, monitorojnë dhe mbikëqyrin procese të ndryshme të prodhimit të energjisë
  • Manovrojnë dhe kontrollojnë sisteme dhe pajisje që prodhojnë energji përfshirë bojlerë, turbina, gjeneratorë, kondensatorë dhe reaktorë në hidrocentrale, termocentrale, qendra të energjisë bërthamore që prodhojnë dhe shpërndajnë energji elektrike
  • Kontrollojnë ndezjen dhe fikjen e pajisjeve të energjisë, kontrollojnë shkëmbimin e veprimeve, rregullojnë nivelet e ujit dhe komunikojnë me operatorët e sistemit për rregullimin dhe koordinimin e ngarkesave të transmetimit, frekuencat dhe linjat e voltazhit
  • Regjistrojnë vlerat nga diagrama, matësa dhe kalibratorë në intervalet e caktuara, duke ndërhyrë me veprime rregulluese sipas rastit
  • Përfundojnë manovrimet dhe mbajnë të dhënat e nënstacionit, regjistrojnë, raportojnë dhe komunikojnë me personelin e stacionit për të vlerësuar gjendjen e gatishmërisë së pajisjeve
  • Zbatojnë me përpikmëri grafikun e ngarkesës së parashikuar nga departamentet e planifikimit

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...