Teknikë të inxhinierisë kimike

Teknikët e inxhinierisë kimike kryejnë një sërë detyrash teknike që kontribuojnë në fushën e kërkimit, projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të fabrikave të produkteve kimike. Puna e tyre fokusohet kryesisht në ndryshimin e gjendjes kimike, bio-kimike dhe fizike të substancave për t’i kthyer ato në një gjendje tjetër. Ata mund të punësohen në kompani private dhe shtetërore që operojnë në fusha të tilla si, farmaceutika, energjitika, trajtimi i ujërave, pijet dhe ushqimet, plastika, etj.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Punojnë ngushtë me inxhinierët kimistë dhe të kontrollit për të siguruar që fabrika (ndërmarrja) operon duke dhënë maksimumin e prodhimit në mënyrë efikase
  • Skicojnë fabrikën dhe pajisjet në mënyrë të tillë që të jenë të gatshme dhe të përshtatshme për llojin e produktit që prodhohet dhe procesit teknologjik, duke marrë në konsideratë ndikimet e mundshme ekonomike dhe mjedisore
  • Zmadhojnë dhe zvogëlojnë sipas rastit proceset e prodhimit duke përfshirë këtu edhe ndryshimet e nevojshme të pajisjeve në konfigurim dhe dizajn
  • Vlerësojnë mundësitë për zmadhimin e fabrikës ose riorganizimin e saj duke zhvilluar dhe testuar modele prove
  • Skicojnë, instalojnë dhe autorizojnë linja të reja prodhimi, duke monitoruar zhvillimin e tyre dhe zgjidhjen e problemeve që mund të lindin

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...