Sekretari/ja në mjekësi kryen një shumëllojshmëri funksionesh administrative dhe koordinimi të brendshëm, për të mbështetur punonjësit e shëndetësisë, duke koordinuar, organizuar veprimtarinë në njësinë e shërbimit mjekësor, duke informuar, caktuar dhe konfirmuar takimet mjekësore për personelin mjekësor dhe pacientët apo duke përcjellë mesazhet e komunikimit ndërmjet personelin mjekësor dhe pacientëve. Ai/Ajo regjistron dhe shqyrton listat mjekësore, raporte, dokumente apo korrespondenca të tjera dhe drejton apo shoqëron klientët/pacientët për në zyrat përkatëse apo personin e përshtatshëm, duke komunikuar me profesionalizëm dhe duke ruajtur konfidencialitetin. Sekretari/ja mjekësor/e përdor njohuri të specializuara të terminologjisë mjekësore dhe procedurat e duhura të ofrimit të kujdesit shëndetësor. Ai/Ajo mund të punësohet në kompani të shërbimeve mjekësore apo institucione të tjera publike dhe privatë të mjekësisë.
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Koordinojnë dhe organizojnë veprimtarinë në njësinë e shërbimit mjekësor
- Caktojnë dhe konfirmojnë takimet mjekësore për personelin mjekësor dhe pacientët
- Përcjellin mesazhet e komunikimit ndërmjet personelit mjekësor dhe pacientëve
- Regjistrojnë, hartojnë dhe shqyrtojnë listat mjekësore, raporte, dokumente apo korrespondenca të tjera
- Drejtojnë klientët, pacientët për në vendndodhjen apo personin e përshtatshëm
- Shoqërojnë klientët, pacientët në zyrat përkatëse
- Japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e shërbimit mjekësor
- Intervistojnë dhe ndihmojnë pacientët për të plotësuar formularët, dokumentet dhe historikun e rastit