loading...
Sekretari/ja regjistron dhe përpunon informacionin, hedh në të pastër korrespondenca dhe dokumentet e tjera, kontrollon dokumente të përgatitur nga personeli tjetër duke përdorur makinë shkrimin në kompjuter apo pajisje të tjera zyre, sipas procedurave të paracaktuara. Ai/Ajo merret me korrespondencën dhe postën hyrëse dhe dalëse, duke përcjellë mesazhet e komunikimit ndërmjet personelit, koordinimin e axhendës dhe kërkesave për takimet e përditshme, si dhe kryen një sërë detyrash administrative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione /organizata publike apo private.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Organizojnë realizimin e punës së përditshme në përputhje me standardet e zyrës
- Regjistrojnë të dhëna dhe informacione të ndryshme të punës së përditshme duke përdorur programe të ndryshme kompjuterike dhe pajisje të përshtatshme
- Përcjellin mesazhet e komunikimit ndërmjet personelit
- Koordinojnë axhendën dhe përzgjedhin kërkesat për takimet e përditshme
- Ndihmojnë për të organizuar takimet e paracaktuara
- Mbajnë procesverbalin e takimeve sipas procedurave të caktuara, duke përdorur mjetet dhe pajisjet e përshtatshme
- Kontrollojnë korrespodencën dhe postën e përditshme, duke bërë klasifikim dhe përgjigjet e saj sipas prioriteteve
- Japin përgjigje telefonike apo elektronike pyetjeve, si dhe përcjellin mesazhet e komunikimit për personin e duhur