loading...
Specialistët e shitjeve teknike dhe mjekësore (përjashtuar TIK) përfaqësojnë kompanitë apo organizatat në shitjen e një sërë produktesh e shërbimesh industriale, teknike, mjekësore e farmaceutike tek organizma të tjerë industriale, biznesi, profesionale apo të tjera. Ata studiojnë kushtet e tregut dhe konkurrentët dhe këshillojnë drejtuesit për potencialet e tregut, për tendencat e konsumatorit dhe produktet e reja.
Niveli i aftesise:
Shumë i kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Përpilojnë listën e bizneseve të klientëve të mundshëm duke përdorur burime të ndryshme
- Studiojnë dhe përditësojnë njohuritë e veta mbi produkte dhe shërbime të organizatës ku punojnë dhe të konkurrentëve, si dhe ndjekin kushtet dhe ndryshimet e tregut
- Zhvillojnë vizita të rregullta te bizneset, klientët potencialë, për të vendosur kontakte, për të promovuar produktet e tyre dhe për të krijuar mundësi shitjeje
- Kuptojnë nevojat dhe kapacitetet financiare të klientit dhe rekomandojnë produktin apo shërbimin e përshtatshëm
- Japin mendim për dizenjimin e produktit, kur produkti apo shërbimi kërkohet të përshtatet posaçërisht sipas nevojave të klientit
- Përgatitin raporte apo propozime për prezantimin e shitjeve, për demonstrimin e produkteve dhe përfitimet nga përdorimi i tyre
- Llogaritin kostot e instalimit dhe mirëmbajtjes së pajisjes apo shërbimit, në rastet kur produkti instalohet te klienti
- Monitorojnë nevojat e ndryshuara të klientit dhe aktivitet e konkurrentit dhe raportojnë këto zhvillime te manaxheri i shitjeve
- Negociojnë çmime dhe termat e kontratës dhe përgatitin dhe administrojnë kontratat e shitjes
- Organizojnë furnizimin ose dërgimin e produktit, instalimin e pajisjes dhe ofrimin e shërbimeve
- Shpjegojnë sipas rastit, funksionimin e pajisjes, udhëzimet përkatëse që shoqërojnë pajisjen apo produktin
- Bëjnë vetë një demonstrim të produktit tek klienti për të treguar funksionimin dhe facilitetet e tij