loading...
Nëpunësi në agjencitë e udhëtimit merret me pritjen dhe konsultimin e klientit duke u siguruar atyre informacionin e kërkuar. Ai siguron, organizon dhe rregullon itinerare të udhëtimit dhe pranon rezervime të nevojshme për udhëtim dhe akomodim kur kërkohet nga klienti apo gupe personash. Nëpunësi i agjencisë së udhëtimit jep informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij ose informacione të tjera shtesë kur është e nevojshme. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimesh udhëtimi.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Mirëpresin klientët në njësinë e vet të shërbimit
- Këshillojnë klientin për itineraret e udhëtimit
- Sigurojnë dhe përgatitin itineraret e udhëtimit
- Bëjnë rezervimet dhe konfirmimet e nevojshme
- Japin bileta, fletë-pagesa dhe dokumente të tjera
- Ndihmojnë klientin në marrjen e dokumenteve të nevojshme të udhëtimit
- Sigurojnë vizat, nëse është e nevojshme
- Mbajnë shënime lidhur me oraret e takimeve në dispozicion
- Japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tyre