loading...
Recepsionisti (i përgjithshëm) merret me pritjen, akomodimin, shoqërimin dhe përcjelljen e klientëve, vizitorëve, të ftuarve etj. duke bërë regjistrime, caktim oraresh, rezervime takimesh apo duke dhënë informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij të shërbimit ose informacione të tjera shtesë kur është e nevojshme. Ai përgatit faturat dhe kryen marrjen e pagesave përkatëse. Ai mund të punësohet në ferma, kompani shërbimesh, institucione, klinika të ndryshme, zyra informacioni etj.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Presin klientët në njësinë e vet të shërbimit
- Mbajnë shënime lidhur me oraret e takimeve në dispozicion
- Regjistrojnë klientët, vizitorët e ardhur
- Drejtojnë klientët, vizitorët për në vendndodhjen apo personin e përshtatshëm
- Shoqërojnë klientët në zyrat përkatëse