loading...
Mbikëqyrës të shërbimit të pastrimit mbikëqyrin pastrimin dhe pastrojnë ambientet e brendshme të avionëve, fabrikave, hoteleve, restoranteve dhe zyrave.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Monitorojnë pastrimin në avionë dhe këshillojnë punëtorët e pastrimit në raste nevoje
- Mbikëqyrin pastrimin në ambiente zyrash përpara dhe gjatë aktivitetit të punës
- Kontrollojnë dhe verifikojnë pastrimin e realizuar nga e punonjësve të pastrimit në restorantet ku janë përgjegjës
- Mbikëqyrin dhe japin detaje mbi pastrimin e ambienteve të fabrikës ku janë të punësuar
- Kontrollojnë dhe regjistrojnë detaje mbi pastrimin e dhomave dhe ambienteve të tjera në hotele
- Rregullojnë shtretërit, pastrojnë banjën dhe e pajisin atë me peshqirë, sapunë dhe të tjera të ngjashme
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë