loading...
Punëtori i përpunimit të metaleve vepron dhe manovron me makineri dhe pajisjet e duhura gjatë proceseve të punës në uzina të përpunimit të metaleve. Ai kryen monitorimin, kontrollin e makinerive dhe pajisjeve dhe manovron me to për të ruajtur dhe siguruar parametrat teknikë të duhur të procesin e konvertimit të xeherorit mineral në metale, duke zbatuar rreptësisht rregullat përkatëse të sigurimit teknik për proceset e punës. Ai mund të punësohet në uzina apo fabrika të përpunimit dhe shkrirjes së metaleve.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Veshin uniformën dhe pajisjet mbrojtëse të punës
- Kontrollojnë makineritë dhe pajisjet e punës, si dhe vendin e punës
- Përgatitin dhe përshtatin makineritë dhe pajisjet e përpunimit të metaleve për vazhdimin e proceseve të punës
- Depozitojnë mineralin dhe materialin ndihmës (koks dhe kuarc) në vaskat përkatëse
- Marrin kampionet e mineralit dhe materialit ndihmës për kryerjen e analizave kimike
- Përgatitin lëndën e parë, duke e copëtuar në përmasat e caktuara nga 10-70 mm
- Vendosin mineralin e copëtuar në bunkerin përkatës
- Vendosin materialin ndihmës në bunkerin përkatës