Teknikët e naftës dhe gazit natyror mbështesin me asistencë teknike në çështjet që kanë të bëjnë me prodhimin e naftës dhe gazit, të tilla si monitorimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e njësive dhe pajisjeve të procesimit që bëjnë rafinimin, distilimin dhe trajtimin e naftës, produkteve me bazë naftën dhe nënprodukte të saj ose gazit natyror. Ata/ato zbatojnë standardet operacionale dhe koordinojnë mbledhjen e të dhënave për eprorët. Ata/ato mbikëqyrin, monitorojnë dhe testojnë në terren pajisje dhe procese të prodhimit të naftës dhe gazit për ndryshime apo modifikime të nevojshme të pajisjeve dhe procesit të prodhimit. Ata/ato mund të punësohen si supervizor në kompani të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës dhe gazit natyror ose në institucione mbikëqyrëse të këtyre proceseve.
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Manovrojnë panele kontrolli të kompjuterizuara nga dhoma qendrore e kontrollit për të monitoruar dhe optimizuar proceset fizike dhe kimike për disa njësi të ndryshme
- Rregullojnë sipas rastit pajisjet të tilla si valvula, pompa si dhe pajisje të kontrollit dhe proceseve
- Mbështesin personelin e terrenit për të administruar të dhënat e prodhimit
- Parashikojnë dhe planifikojnë shpenzimet e prodhimit
- Hartojnë grafikë prodhimi dhe analizojnë tendencat e prodhimit duke përdorur programe kompjuterike
- Marrin pjesë në rishikimin e incidenteve dhe analizojnë sigurinë e punës në terren
- Hartojnë, zhvillojnë dhe sigurojnë zbatimin e procedurave të proceseve të punës në terren