loading...
Fonditori dhe përgatitësi i formave merret me përgatitjen dhe derdhjen e formave prej metali. Fonditori dhe përgatitësi i formave bën përgatitjen e dheut, përgatitjen e formave, të zemrave, e planit të ndarjes së detalit, të shtesave të punimit mekanik, të kontrollit të furrës, të kontrollit të ngarkesës së furrës, si dhe bën kontrollin dhe riparimin e furrave nga ana hidraulike, mekanike dhe elektrike. Ai mund të punësohet në kompani që kanë bazë mekanike, furra të shkrirjes dhe derdhjes së metalit etj.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Konsultohen me teknologun për markën e metalit
- Përcaktojnë markën e rikuperit që futet në furrë
- Llogaritin ngarkesat e furrës
- Llogaritin shtesat e nevojshme, në se duhen
- Bëjnë rregullimin e përbërjes kimike të metalit sipas rezultateve të laboratorit
- Përcaktojnë temperaturën e duhur të metalit për t’u derdhur
- Derdhin metalin