Punëtorë të përgatitjes së fibrave tjerrjes dhe mbështjelljes

Punëtorët e përgatitjes së fibrave, tjerrjes dhe mbështjelljes drejtojnë dhe monitorojnë makineri që përgatisin fibrat, tjerrjen, çiftëzojnë, kthejnë dhe fryjnë fijet, thurjet nga fibrat tekstile natyrale. Ata kthejnë dy ose me shume fije për të përgatitur një fije më të fortë, të lëmuar, më të plotë dhe uniformizuar, si dhe përpunojnë tekstilet për t’i bërë ato të forta dhe rezistente ndaj ujit.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë për tjerrjen e copave të leshit në fibra
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë për pastrimin dhe kthimin e mbeturinave të fijeve të leshit në push
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që bashkojnë fibrat tekstile në një përzierje uniformë
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që pastrojnë pushin tek fibrat tekstile, i transformojnë ato në copa, i krehin ato në copa për herë të parë, kombinojnë copat në palë brenda shiritit
  • Drejtojnë makinerinë tërheqëse duke përcaktuar numrin e tërheqësve në grupe, ku secili grup është i përbërë nga disa fije në pothuaj të së njëjtës peshë dhe trashësi si fija origjinale
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makinerinë që tjerr fijen dhe perin nga rondela, dërgojnë dy ose më tepër fije brenda bobinës, kthejnë dy ose më tepër fije brenda një fijeje të vetme që të përmirësojë fuqinë, butësinë dhe/ose uniformizojë fijen nga një pako në tjetrën
  • Drejtojnë dhe monitorojnë tjerrjen që tërheq dhe mbështjell rondelen ose copën brenda fijes
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makinerinë për tërheqjen e copës që merret nga makina e tërheqjes brenda fijes së mbështjellë
  • Përgatisin masat për përdorimin e copës dhe fijes së përfunduar dhe të fortë duke përzier përbërësit siç janë niseshte, dhjamë, rrëshirë, sapun dhe ujë dhe i ziejnë përbërësit për një kohë specifike në avull
  • Trajtojnë tekstilet me kimikate për t’i bërë ato që t’i rezistojnë ujit
  • Pastrojnë rulat dhe cilindrat e makinave krehëse për të hequr mbeturinat e leshit
  • Drejtojnë dhe nxjerrin në sipërfaqe metalet nga makineritë e ndryshme të tjerrjes, krehjes dhe mbështjelljes me një gomë të re ose mbulesa lëkure
loading...
Loading...