loading...
Punëtorët e prodhimit të kabllove elektrike drejtojnë, monitorojnë, përshtatin, Mbikëqyrin dhe mirëmbajnë procesin e makinerisë dhe të pajisjes në prodhimin e kabllove elektrikë.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Drejtojnë makinerinë thurëse me cilindra rrotullues për të prodhuar kabllo elektrikë ose litarë teli
- Vendosin bobinën e telit në fillim duke përdorur çikrik elektrik dhe mbyllin rrotën duke përdorur gjilpërë metalike
- Pozicionojnë rrotën dhe rregullon boshtin e shpërndarjes përgjatë bobinës
- Vendosin fijet e telave përmes vrimave të brendshme anësore të makinave dhe nëpërmjet kokës rrotulluese e mbështjellin duke e përdorur shabllonët si udhëzues
- Fiksojnë apo mbërthejnë telat për të lëvizur rrotën
- Përshtatin ingranazhet për drejtimin e cilindrit rrotullues duke përdorur çelës mekanik
- Hedhin grason në kutinë e grasos, hapin valvulat dhe i lubrifikojnë ato
- Përshtatin freksionin për të rregulluar shpejtësinë e bobinës