Punëtorë të makinerive tëprodukteve fotografike

Punëtorë të makinerive të produkteve fotografike drejtojnë dhe monitorojnë pajisjet që prodhojnë film dhe letër fotografike dhe të cilat i përpunojnë filmat e ekspozuar fotografikë dhe bëjnë printime.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjet që bëjnë film dhe letër fotografike
  • Drejtojnë, monitorojnë dhe testojnë pajisjen e fotografimit dhe printimit dhe ruajtjen e standardeve të punës
  • Përgatisin filmin e ekspozuar për procese të ndryshme në dhomën e errët
  • Inspektojnë imazhet, filmat, printimet dhe përshtat parametrat bazë në pajisjen printuese për të prodhuar ngjyrën, ndriçimin, kontrastin, masën dhe llojin e printimit të kërkuar
  • Përshtatin parametrat dhe funksionimin e pajisjes që zhvillojnë filmin në mënyrë automatike
  • Drejtojnë pajisjen për të transferuar një film tek një videokasetë ose në media të tjera elektronike
  • Kryejnë detyrat që lidhen me procesin fotografik
  • Drejtojnë pajisjen automatike (në dyqane të shitjes me pakicë) për të zhvilluar negativë me ngjyra, printime dhe postera

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...