loading...
Punëtori dhe montuesi i makinerive të tjera kryen përshtatjen, montimin, instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e ashensorëve, elevatorëve industrial e makinerive të tjera duke bashkëpunuar me inxhinierë të tjerë dhe duke zbatuar parametrat dhe standardet e paracaktuara. Ai kryen matje të ndryshme para e pas montimit apo riparimit të defekteve. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të montimit apo mirëmbajtjes së ashensorëve, elevatorëve industrial e makinerive të tjera apo të vetëpunësohet.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Parapërgatitin vendin e punës
- Ndjekin instruksionet teknike të montimit dhe riparimit të pajisjes
- Këshillohen me inxhinierin zbatues të objektit për makinerinë që do të montojnë dhe kërkesat e projektit
- Bëjnë kontrollin e objektit ku do të bëhet montimi i ashensorit, elevatorit apo ndonjë lloj tjetër makinerie
- Kryejnë matjet teknike të duhura të pusit të ashensorit apo vendit ku do të montohet elevatori
- Bëjnë preventivin e të gjitha pajisjeve dhe mjeteve të duhura për montim duke bashkëpunuar me inxhinierë të tjerë
- Bëjnë montimin e guidave (shinave) ku montohet ashensori