Punëtor për sistemimmalli

Punëtori për sistemim malli vendos mallin nëpër rafte apo në vende të ndryshme. Ai i mban mallrat të pastra dhe të rregullta në supermarkete dhe në dyqane të tjera të shitjeve me shumicë dhe pakicë.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Vendosin mallra me kujdes në rafte dollapësh dhe kuti të mëdha dhe stivosin në sheshe apo dysheme mallra të përmasave dhe peshave të ndryshme
  • Plotësojnë raftet me mallra duke siguruar që ato të cilat janë më të hershme në datat e përdorimit të jenë vendosura në radhën e parë të rafteve
  • Heqin e largojnë mallrat që kanë kaluar afatin e përdorimit
  • Ruajnë radhën e vendosjes duke hequr ato që i përkasin një vendi tjetër
  • Vëzhgojnë mallrat që janë shitur dhe i zëvendësojnë me të tjera nga magazina
  • Marrin artikuj prej rafteve në magazinë për porositë nga klientët
  • Drejtojnë konsumatorët për vendndodhjen e artikujve që ata kërkojnë
  • Marrin, hapin, shpaketojnë dhe kontrollojnë për mallra të dëmtuara që dërgohen nga prodhuesi apo distributori

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...