Roje sigurie

Rojet e sigurisë kanë për detyrë të sigurojnë klientin/objektin nga të papritura si vjedhje, dhunë fizike dhe dhunim prone. Ata kontrollojnë zonën dhe kërkojnë përforcime në raste nevoje.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Qëndrojnë dhe ruajnë objektin ku ata punojnë
  • Kontrollojnë dhe sigurojnë që dyert, dritaret dhe hyrjet e tjera të jenë të sigurta dhe të mos lejojnë hyrjen e njerëzve të paautorizuar
  • Kontrollojnë të dhënat e individëve në hyrje, kur kjo kërkohet nga drejtuesi
  • Qarkullojnë mes vizitorëve në muze/galeri arti etj. për të parandaluar vjedhje ose akte dhune
  • Përgjigjen në alarme dhe kontaktojnë për përforcime në raste vjedhje ose dhune
  • Shoqërojnë apo adresojnë pasagjerët në parkim për një sistemim të rregullt të tyre
loading...
Loading...