Arkëtar dhe shitës biletash

Arkëtari dhe shitësi i biletave merret me pritjen e klientit dhe dhënien e informacioneve lidhur me shërbimet e ndryshme, oraret e kryerjes së veprimtarive të ndryshme kulturore dhe sportive që kryhen në njësinë e tij, oraret e nisjes së mjeteve të ndryshme të transportit ose informacione të tjera shtesë, kur është e nevojshme. Ai punon me kompjuter apo pajisje të tjera për regjistrimin e parave, të çmimeve, apo shërbimeve të tjera duke i dhëne klientit biletën ose faturën përkatëse. Ai përgatit faturat, biletat dhe kryen marrjen e pagesave për mallra ose shërbime të blerjes në ndërmarrje, dyqane, zyra apo njësi të tjera shërbimi financiar ose shitjeje. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh transporti, shërbimesh, institucione kulturore dhe sportive, në supermarkete, në restorante, në zyra për prerje, emetim biletash, në bankë, kompani të lojërave të fatit etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë parapërgatitjen për fillimin e punës
  • Përditësojnë datën, muajin, vitin në vulën e institucionit përgjatë kryerjes së shërbimit
  • Presin klientët në njësinë e vet të shërbimit
  • Pranojnë dhe verifikojnë paratë e paguara, çekun ose pagesat me karta krediti në njësinë, zyrën e tij ose institucione të ngjashme
  • Kontrollojnë dhe verifikojnë regjistrat para lëshimit të biletave të ndryshme
  • Lëshojnë bileta për transportin që do të kryhet sipas kërkesave të klientit
  • Lëshojnë bileta për frekuentimin e ngjarjeve kulturore dhe sportive
  • Japin, lëshojnë faturën ose biletën përkatëse për shërbimin e kryer
loading...
Loading...