Pilotë aeroplanësh dhe profesionistë të ngjashëm

Mbikëqyrësit e sigurisë detare janë përgjegjës për vrojtimin e të gjitha aspekteve që lidhen me kryerjen në mënyrë të sigurtë dhe pa dëme në mjedis të aktivitetit detar, , si dhe në mbikëqyrjen e aspekteve të integritetit strukturor dhe funksional për garantimin e lundrueshmërisë pozitive të mjetit lundrues. Mbikëqyrësit e sigurisë detare zhvillojnë ekspertizë specifike duke përfshirë funksionet e një auditori, investiguesi apo inspektori.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë hetime të aksidenteve dhe kërkime që ndikojnë në ndryshimet e duhura, në përpjekje për të minimizuar rrezikun në çdo fushë që lidhet me veprimtarinë e mjetit lundrues, përfshirë ndërtimin dhe në operacione të tjera
  • Inspektojnë dhe garantojnë që komponentët e sigurimit dhe makineritë përkatëse janë ndërtuar, funksionojnë dhe mirëmbahen në përputhje me standardet e kërkuara
  • Inspektojnë mjetet lundruese apo platformat e palëvizshme në det për përmbushjen e standardeve të ndërtimit dhe të rregullave të sigurisë
  • Evidentojnë situata të pasigurta dhe njoftojnë autoritetin përkatës
  • Vlerësojnë dhe mund të aprovojnë raportet e sigurisë dhe planet përkatëse
  • Shqyrtojnë dhe vlerësojnë gjendjen, tonazhin e ngarkesave dhe të mjetit lundrues, hetojnë aksidentet në det, përgatisin raporte të aksidenteve në emër të pronarëve / manaxherëve dhe / ose për qëllime të sigurimit
  • Zbatojnë procedura verifikimi, sipas kërkesës së drejtuesve dhe operatorëve të mjetit lundrues

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...