loading...
Përgatitësi i konstruksioneve metalike dhe të ngjashëm merret me përpunimin, prerjen, bashkimin dhe montimin e elementëve metalik, në konstruksione prej metali për fusha të ndryshme të industrisë , transportit, ndërtim, minierë etj., duke përdorur mjetet dhe pajisjet e duhura. Ai mund të punësohet në kompani të konstruksioneve metalike apo të vetëpunësohet.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës
- Bëjnë studimin e projektit të dhënë për përgatitjen e konstruksioneve metalike
- Bëjnë zbërthimin në element përbërës të projektit të dhënë
- Bëjnë planifikimin e bazës materiale të nevojshme për realizimin e projektit
- Sigurojnë bazën materiale sipas preventivit
- Bëjnë përgatitjen paraprake të vendit të punës (veglat, pajisjet, makineritë, kontrollojnë funksionimin e rregullt të tyre)