Nëpunës, instruktorë dhe trajnerë sportesh

Dekoratori/ja dhe dizenjuesi/ja e ambienteve të brendshme kryen harton dizenjime estetike, funksionale dhe të sigurta për hapësirat e brendshme në ndërtesat e banimit, komerciale, kulturore, institucionale dhe industriale komerciale, publike, individuale për të krijuar një mjedis të përshtatur, sipas qëllimit të përdorimit, duke marrë parasysh faktorët që përmirësojnë jetesën dhe promovimin e shitjes. Ai/Ajo koordinon, këshillon në zgjedhjen e dekoreve dhe merr pjesë në ndërtimin e tyre duke bërë dhe vlerësimin e kostove të shpenzimit dhe materialeve të duhura. Ai/Ajo mund të punësohet në studio arkitekturore dhe dizajni të brendshëm, institucionet e kompani ndërtimi, hoteleve dhe restoranteve dhe qendrat e tjera ose të vetë-punësohen.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen me klientët për të përcaktuar nevojat, preferencat, kërkesat dhe qëllimin e hapësirës
  • Kryejnë studim të drejtpërdrejtë në terren për përcaktimin e objektivave dhe kufizimet të projektimit duke u konsultuar me klientët dhe palët e interesuara
  • Kryejnë hulumtimin dhe analizimin hapësinor, funksional, efikasitetin, sigurinë dhe kërkesat estetike
  • Hartojnë plane të detajuara dhe modele rregullimi, ilustrime për të komunikuar konceptet e projektimit për muret, ndriçim dhe të tjera duke përdorur dizajnin me programe kompjuterike
  • Hartojnë plane dhe këshillojnë në zgjedhjen e ngjyrave, materialet, shtrimin e dyshemeve dhe lyerjen e mureve, trajtimin e dritareve, ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm, mobiliet dhe sende të tjera, duke marrë parasysh standardet ergonomike dhe të shëndetit
  • Formulojnë koncepte për projektim të brendshëm të ndërtesave
  • Vlerësojnë shpenzimet dhe materialet e nevojshme duke negociuar me klientin
  • Negociojnë zgjidhjet e projektimit me klientët, furnizuesit dhe personelin e ndërtimit
  • Zgjedhin mobilie dhe produkte të tjera të brendshme duke specifikuar dhe rekomandimin e materialeve funksionale dhe estetike
  • Kryejnë dokumentimin e detajuar të dizajnit të zgjedhur për ndërtim
loading...
Loading...