Kontaktues dhe agjentë punësimi

Kontaktuesi dhe agjenti i punësimit merret me pritjen, informimin, orientimin dhe këshillimin e klientit drejt tregut të punës apo drejt një trajnimi profesional. Ai merret gjithashtu me pritjen dhe këshillimin e përfaqësuesve të ndërmarrjeve apo bizneseve, për marrjen e ofertave prej tyre dhe ndërmjetësimin në punësim. Kontaktuesi dhe agjenti i punësimit kontribuon në studimin e tregut të punës dhe përgatitjen e statistikave të ndryshme për punën e bërë në njësinë e vet të shërbimit. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh punësimi publike ose private.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë parapërgatitjen për fillimin e punës, duke bërë planin e punës dhe organizimin përkatës
  • Përdorin pamflete, broshura dhe forma të tjera informative në shërbim të klientëve
  • Kontrollojnë dhe plotësojnë, nëse është e domosdoshme, vendin dhe zonën e vetëshërbimit me materialet përkatëse
  • Përditësojnë ofertat e vendeve të lira në stendën përkatëse të zonës së informacionit
  • Presin klientët në njësinë e vetë të shërbimit
  • Japin informacion mbi shërbimet që ofron zyra e punës
loading...
Loading...