loading...
Dizenjuesi ose dekoratori planifikon dhe dizenjon mjedise ose produkte artistike, komerciale, industriale, publike, krijon mjedise të brendshme apo objekte që i shërbejnë qëllimit të klientit dhe kënaq kërkesat e tij. Dizenjuesi merr në konsideratë krijimin e një ambienti të favorshëm dhe funksional, si dhe mban parasysh shitjen dhe promocionin e produktit që dizajnon. Koordinon dhe merr pjesë në punën për ndërtimin apo zbatimin e projektit të dizajnuar prej tij.
Niveli i aftesise:
Shumë i kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Përcaktojnë objektivat dhe kufizimet e dizenjimit
- Konsultohen ngushtë me klientin, drejtuesin apo aksionerët që bëjnë porosinë
- Bëjnë kërkime e studime, analizojnë gjithë kërkesat e hapësirës, funksionalitetit, eficiencës, sigurisë, por dhe anës estetike të projektit
- Formulojnë konceptet e dizajnit për dekorimin e mjediseve te brendshme, vitrinave, reklamave, ekspozitave, mobilieve etj.
- Përgatitin skica, diagrama, ilustrime dhe plane për të komunikuar konceptet e dizajnit me klientin
- Negociojnë zgjidhje për dizenjimin me klientët, manaxherët, furnitorët, personelin e ndërtimit apo rikonstruksionit
- Përzgjedhin, specifikojnë dhe rekomandojnë materialet funksionale, estetike, mobiliet, produktet që do përdoren për të realizuar dizenjimin e tij.
- Detajojnë dhe dokumentojnë dizajnin e përzgjedhur për ndërtim, apo zbatim
- Koordinojnë ndërtimin dhe dekorimin e mjediseve të brendshme