Juristë

Juristi/ja jep këshilla ligjore klientëve në një shumëllojshmëri të subjekteve, harton dokumente ligjore, përfaqëson dhe mbro klientët para gjykatave të niveleve të ndryshme apo bordeve administrative në raste ose sjelljen shkeljeve penale apo i udhëzon ata. Ai/Ajo këshillon në përmirësimin, modifikimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione publike apo private të drejtësisë të niveleve të ndryshme, në institucione të tjera që aplikojnë shërbime ligjore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Japin këshilla juridike klientëve në një shumëllojshmëri të subjekteve dhe ndërmarrja e biznesit
  • Studiojnë parimet ligjore, statutet dhe vendimet e mëparshme gjyqësore që lidhen me raste të veçanta
  • Mbledhin prova për të formuluar një mbrojtje apo për të filluar veprime ligjore, me mjete të tilla si intervistimin e klientëve dhe dëshmitarëve për të konstatuar faktet e një çështjeje
  • Vlerësojnë faktet e mbledhura dhe të gjetura dhe zhvillon strategji dhe argumente në përgatitje për prezantimin e rasteve
  • Mbrojnë rastet e klientëve përpara gjykatave të niveleve të ndryshme dhe bordeve administrative
  • Udhëzojnë klientët mbi vetë deklarimin në gjykatat të niveleve të ndryshme të drejtësisë
  • Veprojnë si avokat i popullit në emër të shtetit
  • Negociojnë në çështjet që përfshijnë konteste ligjore
  • Këshillojnë në përmirësimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues
  • Kryejnë hartimin e dokumenteve ligjore të tilla si kontratat, transaksionet e pasurive etj.

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...