Gjyqtar

Gjyqtari/ja interpreton dhe zbaton rregullat e procedurat ligjore në fuqi dhe merr vendime në lidhje me pranueshmërinë e provave dhe fakteve të paraqitura në gjykatë duke studiuar çështjet ligjore dhe duke argumentuar vendimet e marra. Ai/Ajo këshillon në përmirësimin, modifikimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues. Ai/Ajo mund të punësohet në gjykata të niveleve të ndryshme apo në Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Drejtojnë gjyqet dhe seancat gjyqësore
  • Interpretojnë dhe zbatojnë rregulla të procedurës dhe marrjen e vendimeve në lidhje me pranueshmërinë e provave
  • Udhëzojnë jurinë lidhur me ligjet që janë të zbatueshme për rastin në gjykim
  • Përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e palëve të përfshira në gjykim
  • Vlerësojnë, duke marrë parasysh provat në gjykime dhe vendosë për shkeljet ligjore apo pafajësinë, për shkallën e përgjegjësisë së të akuzuarit apo të pandehurit
  • Përcaktojnë masën e dënimit për persona që kanë bërë shkelje penale apo civile
  • Përcaktojnë shkallën e dëmtimit apo dëmshpërblimit në rastet civile, sipas rregulloreve dhe procedurave të paracaktuara

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...