Inspektorë policie dhe detektivë

Specialisti/ja ligjor/e dhe profesione që lidhen me to kryen funksione mbështetëse në gjykata apo në zyra të tjera ligjore, siguron shërbimet që lidhen me çështje të tilla ligjore si kontrata të sigurimit, transferimin e pronës, dhënia e kredive dhe transaksione të tjera financiare ose kryen hetime për klientët. Ai/Ajo heton faktet dhe prova apo vendime tjera ligjore, hulumton dhe grumbullon prova përkatëse, për përgatitjen e rasteve gjyqësore, këshillon klientët për çështje juridike, kryen detyra të tjera procedurale, administrative dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin procedural në fuqi, si dhe përgatit, përpunon, ruan dokumentet e përgatitura apo të grumbulluara, regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose manuale. Ai/Ajo mund të punësohet në gjykata të niveleve të ndryshme, prokurori, në institucionin e avokatit të popullit, në studio avokatie, institucione të tjera të drejtësisë, institucione të tjera apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë dokumentimin e procedurave gjyqësore dhe ligjore
  • Përgatitin deklaratat e kërkesave, thirrjeve, garancive, fletëthirrjet dhe urdhëresat e tjera të gjykatës
  • Mbajnë rendin dhe qetësinë në gjykatë dhe dhomat e dëgjimit
  • Përgatitin dokumente ligjore, duke përfshirë ese/përmbledhje të shkurtra për gjykim, deklaratat, ankesat, testamenteve dhe kontratat, përmbledhje për revista e gazeta, drafte ligjore, dokumente që përcaktojnë kushtet e kredive ose të sigurimit
  • Hetojnë fakte dhe prova apo vendime të tjera ligjore
  • Hulumtojnë dhe grumbullojnë prova përkatëse, vendime dhe dokumente të tjera për përgatitjen e rasteve gjyqësore
  • Këshillojnë klientët për çështje juridike
  • Ekzaminojnë dokumentacione të tilla si hipotekat, garancitë, gjykimet, kontratat dhe harta për të verifikuar përshkrimet ligjore të pronave dhe pronësisë
  • Përgatitin dokumente që lidhen me transferimin e pasurive të patundshme, rezervat apo çështje të tjera që kërkojnë regjistrim formal
  • Hetojnë rasteve të mundshme të vjedhjes së mallrave, parave ose informacion nga qendrat e biznesit dhe të rasteve të tjera të mundshme të sjelljes së paligjshme nga klientët ose të punësuarit
loading...
Loading...