Zjarrfikës

Zjarrfikësi merret me parandalimin dhe shuarjen e zjarrin, përpiqet të shpëtojë njerëz, pasurinë dhe mallra të tjera gjatë dhe pas aksidenteve të mëdha. Ai/ajo ndihmon në emergjenca të tjera për mbrojtjen e jetës dhe pronës. Ai/ajo informon publikun në lidhje me parandalimin e zjarreve, aksidenteve apo emergjencave të tjera. Ai/ajo mund të punësohet në kompani shërbimesh të mbrojtjes kundra zjarrit, shërbime të emergjencave civile etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë veprimet e duhura për marrjen e shërbimit, njohjen e rregullave të përgjithshme të ushtrimit të profesionit
  • Kontrollojnë gatishmërinë e mjeteve dhe pajisjeve që përdoren në luftën kundër zjarrit dhe në raste të emergjencave
  • U përgjigjen alarmeve dhe thirrjeve të tjera për ndihmë (në raste të zjarrit apo emergjenca të tjera)
  • Japin dhe marrin informacionet dhe urdhrat e duhura eprorëve apo vartësve sipas kërkesave dhe kushteve të paracaktuara
  • Shkojnë me shpejtësi në zonën e zjarrit apo të ngjarjeve të emergjencës duke gjetur rrugët më të shkurtra dhe më të përshtatshme
  • Inspektojnë zonën e vendit të ngjarjes dhe kërkojnë ndërhyrje më të specializuara në se është e nevojshme
loading...
Loading...