Elektricist nëbanesa dhe të tjerë të ngjashëm

Elektricisti në banesa dhe të tjerë të ngjashëm merren me ndërtim, montim, instalim dhe riparim të sistemit elektrik në ndërtesa të ndryshme civile, objekteve social kulturore apo industriale etj. Ai monton, instalon, riparon dhe mirëmban makineri dhe pajisjeve elektrike civile dhe industriale. Ai mund të punësohet në kompani ndërtim, shitjeje të artikujve elektrik, në reparte montimi dhe mirëmbajtjeje të makinerive industriale, në reparte shërbimesh dhe riparimesh elektrike, apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Shqyrtojnë projektet, skicat e instalimeve elektrike dhe specifikimet përkatëse
  • Ballafaqojnë projektin me objektin konkret në terren
  • Bëjnë preventivin e punimeve që do të kryhen
  • Kryejnë matjet e nevojshme në terren
  • Bëjnë preventivin e bazës materiale për punën që do të kryejnë
  • Sigurojnë bazën materiale të duhur për procesin e punës
  • Përcaktojnë radhën e punës dhe metodat e veprimit sipas projektit
  • Kontrollojnë vendin dhe pajisjet e punës duke marrë masa të sigurimit teknik
loading...
Loading...