Instalues dhe specialist shërbimesh të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Instalues dhe mirëmbajtës shërbimesh të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kryen montimin, instalimin, riparimin apo mirëmbajtjen e pajisjeve të telekomunikacionit, pajisjeve të transmetimit të të dhënave, antenave, kabllove, kompjuterëve, si dhe pajisjeve të tjera elektronike. Për realizimin e funksioneve të tij ai, në çdo rast ndjek një procedurë rigoroze të parapërcaktuar nga një specialist apo grup specialistësh të një niveli më të lartë. Ai mund të punësohet në kompani të tilla si teknik në një televizion apo radio, në një kompani telekomunikacioni, si instalues apo riparues të pajisjeve fundore si: antena, modema, kabllo. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve, një servis që merret me riparimin dhe mirëmbajtjen e kompjuterëve apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Parapërgatitin vendin e punës
  • Lexojnë dhe zbërthejnë skemat teknike të pajisjeve të ndryshme elektronike me të cilat do të punojnë
  • Ndjekin instruksionet teknike të montimit dhe riparimit të pajisjes
  • Mirëmbajnë pajisjet kompjuterike, pajisje të transmetimit të të dhënave, si dhe pajisje periferike të kompjuterëve
  • Riparojnë kompjuter, pajisje të transmetimit të të dhënave, si dhe pajisje periferike të kompjuterëve
  • Testojnë kompjuter, pajisje të transmetimit të të dhënave, si dhe pajisje periferike të kompjuterëve
  • Zëvendësojnë pjesët fizike të një kompjuteri dhe pajisjeve periferike të kompjuterëve
loading...
Loading...