Specialistë të kualifikimit dhe zhvillimit të stafit

Specialistët e kualifikimit dhe zhvillimit të personelit, planifikojnë, zhvillojnë, zbatojnë dhe vlerësojnë programet trajnuese dhe zhvilluese për të ndihmuar manaxherët dhe personelin që të fitojnë aftësi, të zhvillojnë kompetencat në përputhje me kërkesat e organizatave dhe me qëllim arritjen e objektivave profesionale dhe personale.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Identifikojnë nevojat dhe kërkesat për trajnim nga individë dhe organizata
  • Përcaktojnë objektiva për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe vlerësojnë rezultatet
  • Përgatisin dhe zhvillojnë materialet trajnuese dhe ndihmëse si broshura, guida, manuale, materiale vizuale, modele demonstrimi, mësime online dhe dokumente që mbështesin referencat e trajnimit
  • Dizajnojnë, koordinojnë, programojnë dhe zbatojnë programe trajnimi dhe zhvillimi që mund të shpërndahen në formën e instruksioneve individuale apo në grup
  • Moderojnë seminaret, takimet, demonstrimet dhe konferencat
  • Koordinojnë e bashkëpunojnë me ofruesit e jashtëm të trajnimit për të kryer trajnime specifike dhe programe zhvillimi
  • Promovojnë trajnimet e kryera apo organizuara prej tyre dhe vlerësojnë aktivitet promocionale
  • Monitorojnë e kryejnë vlerësime dhe studime të vazhdueshme për të rritur cilësinë e trajnimeve dhe efektivitetin e tyre dhe rishikojnë e modifikojnë objektivat e trajnimit, metodat dhe materialët e kurseve

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...