loading...
Specialistët e personelit dhe zhvillimit të karrierës ofrojnë shërbime profesionale të lidhura me politikat e personelit, rekrutimit në punë, analizës së vendeve të punës, këshillimit të karrierës dhe orientimit profesional. Ata përgatisin përshkrimet e profesioneve, specifikimet e punës, informacionin për punësimin apo pozicionin e punës dhe sugjerojnë ndryshimet në sistemet e klasifikimit të profesioneve.
Niveli i aftesise:
Shumë i kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Këshillojnë mbi politikat e rekrutimit të punonjësve, mbi vendet e punës, trajnimet profesionale, promovimet në punë, kompensimet dhe për marrëdhëniet punëdhënës- punëmarrës në fushat e politikës së personelit
- Kryejnë detyrat e specialistit të personelit, duke u marrë konkretisht me rekrutimet, përzgjedhjen, trajnimet, promocionin, kompensimet për personelin, lejet e tyre etj.
- Monitorojnë performancën e personelit dhe prezencën e tyre
- Kujdesen për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e gjithë punonjësve
- Miratojnë përshkrimet e punës dhe bëjnë njoftimet-reklamë për punë të reja të organizatës