Specialistët për vlerësim të objekteve dhe vlerësues të humbjeve kryejnë inspektim fizik të pronës për të vlerësuar gjendjen, madhësinë, ndërtimin, shkallën e dëmtimit, vlerësimin e nivelit të dëmtimeve apo humbjeve dhe përgjegjësitë e kompanive të sigurimit për humbjet e mbuluara nga polica e sigurimit. Ai/ajo përcakton cilësinë dhe vlerën e lëndës së parë, pasurive të patundshme, pajisjeve industriale, punimeve artistike apo objektet tjera të ofruara për shitje, blerje, sigurim në shoqëritë e sigurimeve, barrë hipotekore, etj., si dhe konsulton avokatë, mjekë apo individë tjera për të diskutuar rreth kërkesave për vlerësim. Përgatit draft-raporte vlerësimi, duke zbatuar legjislacionet përkatëse, udhëzimet specifike, metodologji dhe standardet profesionale të përpiluara për të siguruar vlerësime të sakta nën mbikëqyrjen e vlerësuesit të licencuar. Mund të punësohet në kompani të shërbimeve të vlerësimit, kompani sigurimesh, banka, ankande apo të vetëpunësohet.
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Bëjnë regjistrimin e kërkesës për dëmshpërblim nga pala e dëmtuar dhe hapin dosjen përkatëse të dëmit
- Instruktojnë kërkuesin e dëmit për dokumentet e nevojshme për plotësimin e dosjes së dëmit, si dhe çdo informacion tjetër që ka lidhje me trajtimin e dëmit
- Shqyrtojnë kërkesat për vlerësim mbështetur në dokumentet e paraqitura
- Kontrollojnë saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumenteve
- Kryejnë inspektim fizik të pronës për të vlerësuar gjendjen, madhësinë, ndërtimin shkallën e dëmtimit