Nëpunës statistikash, finance dhe sigurimesh

Nëpunës i statistikës, financës dhe për sigurimet llogaritin të dhënat statistikore, financiare dhe kryejnë shërbimet e sigurimeve. Ato marrin, hartojnë dhe përpilojnë detyrat përkatëse që kanë të bëjnë me transaksionet e institucioneve të sigurimeve, bankave dhe organizatave të tjera financiare.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Mbledhin të dhënat statistikore nga burimet e zakonshme të informacionit në institucionin përkatës
  • Regjistrojnë, anullojnë, ndryshojnë politikën e pagesave në organizatë
  • Llogaritin të dhëna të tjera të detajuara nga dokumentet financiare
  • Bëjnë llogaritjen e mesatares, përqindjes dhe funksione të tjera në formë elektronike/manuale
  • Hartojnë projekte analistike, kërkimore e studimore statistikore/financiare të reja
loading...
Loading...