Sociologë, antropologë dhe specialistë të tjerë të kësajfushe

Sociologët, antropologët dhe specialistë të tjerë të kësaj fushe shqyrtojnë dhe përshkruajnë strukturën e shoqërive, origjinën dhe evoluimin e shoqërive dhe ndërvarësinë ndërmjet kushteve të mjedisit dhe aktiviteteve të njeriut. Ata këshillojnë për aplikime praktike të gjetjeve të tyre në formulimin e politikave ekonomike dhe sociale.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Bëjnë studime për origjinën, zhvillimin, strukturën, modelet sociale, organizatat dhe marrëdhëniet e shoqërisë njerëzore
  • Gjurmojnë origjinën dhe zhvillimin e njerëzimit nëpërmjet studimit të ndryshimit të karakteristikave dhe institucioneve sociale dhe kulturore
  • Gjurmojnë zhvillimin e njerëzimit nëpërmjet materialeve të së shkuarës, si banesa, tempuj, mjete, enë, monedha, armë ose skulptura
  • Studiojnë aspektet fizike dhe klimaterike të zonave dhe rajoneve dhe i korelojnë këto me aktivitetet ekonomike, sociale dhe kulturore
  • Zhvillojnë teori, modele dhe metoda për të interpretuar dhe përshkruar fenomene sociale
  • Vlerësojnë vendimet politike që kanë të bëjnë me politikat sociale
  • Analizojnë dhe vlerësojnë të dhënat sociale
  • Këshillojnë për aplikimin praktik të gjetjeve në formulimin e politikave ekonomike dhe sociale për grup popullatash dhe rajone dhe për zhvillimin e tregjeve
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë
loading...
Loading...