Shoferë të makinave tërëndadhe kamionëve

Shoferi i makinave të rënda dhe kamionëve drejton makinat e rënda dhe kamionë me apo pa rimorkio, makina vetëshkarkuese etj. për transportimin e mallrave, lëngjeve dhe materialeve të rënda në distanca të shkurta dhe të gjata duke u kujdesur për një transport të sigurt dhe të përshtatshëm duke zbatuar rregullat e transportit rrugor. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh të ndryshme, shërbimesh transporti, në kompani ndërtim apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kontrollojnë mjetin motorik para fillimit të punës
  • Drejtojnë një automjet të rëndë me motor, të tilla si një kamion me ose pa rimorkio, makina vetëshkarkuese ose një trailer të transportit të mallrave, lëngjeve apo materialeve të tjera të rënda në distanca të shkurtra apo të gjata
  • Kujdesen për një transport të sigurt të mallrave duke i siguruar, lidhur dhe mbuluar ato për të parandaluar humbjen apo dëmtimin
  • Kontrollojnë dokumentet shoqëruese të mallrave dhe grumbullojnë pagesat përkatëse
  • Përcaktojnë rrugën më të përshtatshme për të arritur në destinacion
  • Përdorin pajisje për të lehtësuar ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave
loading...
Loading...