loading...
Shoferi i autobusit drejton autobusët për transportimin e udhëtarëve, në distanca të shkurta dhe të gjata apo në vende turistike, duke u kujdesur për një transport të sigurt dhe të përshtatshëm dhe duke zbatuar rregullat e transportit rrugor. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme për transportin e të punësuarve apo personelit, në kompani shërbimesh transporti udhëtarësh, shoqëri turistike apo të vetëpunësohet.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Kontrollojnë mjetin motorik para fillimit të punës
- Drejtojnë autobusin duke siguruar transportin e udhëtarëve në distanca të shkurtra apo të gjata
- Hapin dhe mbyllin dyert para dhe pasi pasagjerët të ngjiten apo zbresin nga autobusi
- Kontrollojnë sinjalet dhe ndriçimin, ngrohjen dhe ventilimin në autobusë
- Kontrollojnë trafikun dhe përcaktojnë rrugën më të përshtatshme për të arritur në destinacion
- Kontrollojnë biletën dhe mbledhin tarifën përkatëse të transportit të udhëtarëve kur është e nevojshme
- Ndihmojnë udhëtarët për bagazhet