Sekretari/ja ekzekutiv/e dhe administrativ/e kryen ndërlidhjen, koordinimin dhe detyrat organizative në mbështetje të manaxherëve dhe profesionistëve, si dhe përgatit korrespondenca, raporte dhe dokumentacione të tjera të specializuara sipas procedurave të paracaktuar. Ai/Ajo përzgjedh kërkesat për takime, duke caktuar dhe organizuar orare të përshtatshme, organizon mbledhjet, konferencat, takimet duke kontaktuar me institucione dhe individë të tjerë, kur është e nevojshme, si dhe mban proces-verbalin e takimeve sipas procedurave të paracaktuar. Ai/Ajo mund të punësohet në kompani të shërbimeve të biznesit, institucione shtetërore apo institucione të tjera.
Niveli i aftesise:
Kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Kryejnë administrimin, monitorimin e axhendës së eprorit dhe propozojnë afate, data dhe orare të punës ekzekutive
- Mbajnë dhe rishikojnë shënimet përkatëse, duke caktuar dhe organizuar orare të përshtatshme për takimet në dispozicion apo kërkesa të tjera të tyre
- Kontrollojnë letërkëmbimin me shkrim, si dhe thirrjet telefonike
- Aranzhojnë udhëtime sipas kërkesave të dhëna
- Hartojnë korrespondenca administrative dhe përgatitin përgjigje me shkrim për letra biznesi, letra teknike dhe korrespondenca të tjera të ngjashme
- Përgatitin raporte, fjalime, fotokopje apo materiale të tjera, duke përdorur pajisje të specializuara zyre
- Udhëzojnë dhe drejtojnë vizitorët e ardhur për në zyrat apo personat e përshtatshëm
- Pranojnë dhe përcjellin mesazhe personave të duhur duke përdorur telefonin ose centralin telefonik