Gardianë burgu

Gardiani merret me vëzhgimin, kontrollin, shoqërimin dhe ruajtjen e disiplinës së të burgosurve në burg, në shtëpitë apo vende të tjera të punës korrektuese ose ndëshkuese. Zbaton me përpikëri rregullat dhe udhëzimet e oficerëve të shërbimit, jep dhe merr informacionet e duhura ndaj eprorëve apo vartësve sipas rregulloreve përkatëse. Ai mund të punësohet në burgje ose institucione të tjera të ruajtjes së personave të ndaluar apo dënuar.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Veshin uniformën dhe përgatiten për fillimin e punës
  • Kryejnë veprimet duhura për marrjen e shërbimit
  • Marrin udhëzimet nga oficeri i informacionit për shërbimin e turnit
  • Marrin shërbimin me proces-verbal duke bërë kontrollet dhe verifikimet e duhura
  • Raportojnë informacionin e duhur tek përgjegjësi i kullës
  • Kontrollojnë të burgosurit në momentin e mbërritjes dhe vendosin sendet e tyre me vlerë në vend të sigurt
  • Përcjellin të burgosurit për në qeli dhe sigurojnë mbylljen e dyerve dhe dritareve të tyre

Plotësoni Anketën tonë të Pagës

loading...
Loading...