loading...
Punëtorët e uzinave të përpunimit të xeherorëve dhe gurëve drejtojnë dhe monitorojnë makineritë dhe pajisjet për përpunimin e shkëmbinjve, mineraleve dhe gurëve për të prodhuar produkte të pastra për përdorim të menjëhershëm ose për një përpunim të mëtejshëm.
Niveli i aftesise:
Semi-kualifikuar
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Organizojnë dhe drejtojnë makineritë në uzinë që bluajnë, thërrmojnë, presin, sharrojnë në feta shkëmbinjtë, mineralet dhe gurët sipas kërkesave të punës
- Vendosin blloqet e pllakave të gurit në makinë për t’u sharruar, prerë dhe punë të mëtejshme
- Monitorojnë dhe mirëmbajnë lëvizjen e shkëmbinjve të papërpunuara, mineraleve dhe gurëve nga konvejeri tek makinat
- Drejtojnë larjen, ndarjen, kullimin, kondensimin, filtrimin, shtrydhjen dhe bashkojnë pajisjet për të larguar materialet e panevojshme dhe për të nxjerrë mineralet
- Bashkojnë mineralet jo metalikë me tretës për lehtësuar përpunimin e mëtejshme
- Ndajnë metalet dhe mineralet e koncentruara nga mineralet jo metalikë dhe nga depozitat aluvione nëpërmjet proceseve të trashjes, pluskimit, ndarjes në bazë të gravitetit, filtrimit dhe ndarjes magnetike dhe elektrostatike
- Vëzhgojnë matësit, distancat dhe kontrollojnë panelet, përshtatin valvulat dhe i kontrollojnë për të siguruar funksionimin e sigurt dhe efikas të pajisjeve, zbulojnë keqfunksionimin, asistojnë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive
- Kontrollojnë materialet e përpunuara vizualisht ose me duar për të siguruar përputhshmërinë me standardet e vendosura dhe specifikimet e punës dhe mund të mbledhë mostra për testim në laborator
- Regjistrojnë informacionin në lidhje me përpunimin e përfunduar përgjatë turneve, siç janë sasitë, tipat dhe dimensionet e materialeve të prodhuara
- Klasifikojnë, grumbullojnë, lëvizin mineralet dhe gurët e përpunuar që paketohen dhe nisen për përpunim të mëtejshëm jashtë vendit duke i transportuar me tokë apo anije